UEFA i ka thënë Uellsit se nuk është e sigurt që futbollistët të festojnë me fëmijët e tyre pas ndeshjeve në Kampionatin Evropian.
Skenat me plot fëmijë të futbollistëve të Uellsit u panë pas triumfit në çerekfinale ndaj Belgjikës.
Megjithatë, UEFA ka kërkuar që një gjë e tillë të mos përsëritet edhe ndaj Portugalisë në gjysmëfinale të mërkurën, për çështje sigurie.
“Është Kampionati Evropian dhe nuk është ndejë familjare”, ka thënë drejtori i turneut, Martin Kallen. “Stadiumi nuk është vendi më i sigurt për fëmijët e vegjël”.