UEFA thuhet se ia ka bërë të qartë Anglisë se mund ta ndërrojë lokacionin e finales së madhe të Kampionatit Evropian “Euro 2020”.
Sipas informacioneve të mediumit të njohur The Times, finalja e Euro 2020 mund të ndryshojë vendin e zhvillimit.
UEFA ka kërcënuar ta transferojë atë në Budapest të Hungarisë, nëse Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nuk garanton një përjashtim nga karantina për 2500 VIP-at që do të marrin pjesë në ndeshjen në të cilën do të vendoset titulli i kampionatit në fushë.
https://twitter.com/PoliticsForAlI/status/1405639265019703298
Siç është planifikuar, tani për tani, Anglia do të presë gjysmëfinalen dhe finalen e turneut në stadiumin Wembley në Londër. Sidoqoftë, e gjithë kjo mund të ndryshojë.
Sepse UEFA, sipas The Times, do të ishte e gatshme të ndryshonte vendin nëse qyteti pritës është nën kufizime nga rregullat e Covid-19 që mund të parandalojë tifozët, punonjësit dhe mysafirët e korporatave të marrin pjesë në ndeshjet vendimtare.
Ministers are discussing a proposal to exempt Uefa and Fifa officials, politicians, sponsors and broadcasters from having to self-isolate on arrival despite concerns that this could lead to an increase in coronavirus infections https://t.co/1vtLKScqI2
— The Times and The Sunday Times (@thetimes) June 18, 2021
Prandaj, ministrat e Mbretërisë së Bashkuar, sipas këtij informacioni, do të diskutonin një propozim për të përjashtuar zyrtarët, politikanët dhe sponsorët e UEFA-s dhe FIFA-s nga detyrimi për të bërë karantinën.
Në këtë kohë, kërkohet një izolim dhjetë-ditor për njerëzit që vijnë nga vendet që janë në listën e zezë ose të kuqe. /Telegrafi/