UEFA raportohet se ka diskutuar një plan sipas të cilit potencialisht klubet si Manchester City, Liverpooli dhe të tjerat, do të lejoheshin që të zgjedhin kundërshtarët e tyre në fazën me eliminim të formatit të ri të Ligës së Kampionëve.
Formati i ri do të debutojë sezonin e ardhshëm, aty ku do të marrin pjesë 36 ekipe, nga 32 sa është për momentin, të cilat do të luftojnë si pjesë e një grupi të vetëm.
Secili ekip do të luajë tetë ndeshje në fazën e grupeve, ndërsa tetë ekipet e para në renditje do të kualifikohen automatikisht në mesin e 16 më të mirave.
Tetë vendet e tjera do të përcaktoheshin nga një seri e ndeshjeve play-off, që do të zhvillohej mes ekipeve që kanë përfunduar në pozitën e nëntë deri në të atë të 24-të në tabelë.
Është pretenduar se një sërë mundësish janë diskutuar, duke përfshirë një draft sistem të stilit amerikan.
Në thelb, ideja do të kishte përfshirë ekipet e renditura lart në fazën e grupeve duke zgjedhur kundërshtarët e tyre të preferuar, njësoj si tek sportet kryesore amerikane, ku skuadrat më të mira shpërblehen bazuar në performancat e tyre kur bëhet fjalë për përzgjedhjet.
Megjithatë, kjo ide u hodh poshtë nga UEFA dhe nuk ka ndonjë mundësi të ndodh. Deri më tani asnjë ekip nuk është kualifikuar në këtë garë, ani pse ne do të kemi një pamje më të qartë se cilat ekipet do të përfshihen pas përfundimit të sezonit aktual./Telegrafi/