Inspektori i UEFA-s, Tyrge Borno është ndarë i pakënaqur me gjendjen e stadiumit “Adem Jashari” në Mitrovicë.
Gjatë inspektimit të gjendjes së stadiumit, inspektori i UEFA-s ka thënë se gjendja nuk ka ndryshuar asgjë që prej vitit të kaluar, raporton KTV.
“Përkundër që i keni pasur të gjitha të shkruara se çfarë duhet punuar, asgjë nuk është punuar”, ka thënë Borno.
Inspektorët e UEFA-s ishin muaj më parë në këtë stadium, ku dhanë një listë për rinovimet që duheshin bërë, por që nuk janë kryer ende.
UEFA në fillim të muajit të shkuar kishin thënë se klubet kosovare mund të luanin në Mitrovicë, por që pa u rregulluar infrastruktura kjo do të jetë e pamundur.