Kampionati Evropian 2020 është shtyrë për një vit për shkak të pandemisë globale të coronavirusit, pasi UEFA vlerësoi se do të ishte e drejtë t’u jepej hapësirë e nevojshme klubeve që të mbyllin kampionatet vendore dhe garat evropiane.
Euro 2020 ka mundur të jetë më i veçantë, pasi ishte planifikuar të luhej në 12 qytete të ndryshme.
UEFA ka miratuar datat e reja të Evropianit, por nuk ka miratuar ende kalendarin e ri dhe stadiumet pritëse, pasi momentalisht është duke i shikuar situata në luftën kundër Covid-19.
Sipas mediave angleze, UEFA po merr në konsideratë ndryshimin e kalendarit dhe zhvillimin Euro 2020 në një ose dy shtete.
Shkak është bërë fakti që në shumë vende do të jetë e vështirë të luhet me tifozë para vitit 2021, ndërsa edhe përfshirja e shumë shteteve e qyteteve, do të sillte lëvizje të shumta të njerëzve, çka mund të përbënte rrezik. /Telegrafi/