Telegrafi

UEFA hap hetim për përshëndetjen e lojtarëve të Turqisë dhe koret raciste në ndeshjen Bullgari – Çeki

UEFA është vënë në lëvizje, për përshëndetjen e lojtarëve të Turqisë në mënyrë ushtarake pas golave të shënuar ndaj Shqipërisë dhe Francës.

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, UEFA bën me dije se një Inspektor nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës, është ngarkuar me detyrën për të nisur hetimet disiplinore, në lidhje me një sjellje të mundshme politike dhe provokative, nga lojtarët turq, në ndeshjet ndaj Shqipërisë më 11 tetor, dhe Francës më 4 tetor.

Për tani vetëm kaq, ndërkohë që UEFA shkruan se më tepër informacion, në lidhje me vijueshmërinë e këtij hetimi do të ketë një moment të dytë.

Turqia rrezikon pas gjestit të lojtarëve në fushë, por zërat thonë se do ia hedhë vetëm me një gjobë. Gjithsesi, fjalën e fundit do ta thonë komisionet e UEFA-s.

Ndërkohë, një hetim është hapur edhe ndaj Bullgarisë, në ndeshjen ndaj Anglisë.

Federata Bullgare akuzohet për kore raciste, hedhje objektesh në fushë, ndërprerje të himnit kombëtar dhe për përsëritjet në ekranin gjigant të stadiumit. /Telegrafi/