UEFA ka njoftuar se po e hetojnë Manchester City për “shkeljet e pretenduara të Financial Fair Play”, ndërsa klubi anglez e ka mirëpritur këtë vendim.
Ky është zhvillimi më i fundit që vjen pas letrave të publikuara nga gazeta gjermane Der Spiegel dhe media të tjera të tjera të bazuar në email-in e hakuar nga Football Leaks.
Deklarata e UEFA-s vuri në dukje se hetimi zyrtar do të përqendrohet në disa shkelje të dyshuara të FFP që janë bërë publike së fundmi në media të ndryshme.
Manchester City u përgjigj me deklaratë duke e mirëpritur hetimin dhe duke këmbëngulur se është një mundësi për t’iu dhënë fund spekulimeve.
Nuk është hera e parë që qasja e Manchester Cityt për financimin e transferimeve është nën hetim, pasi kampionët aktual të Ligës Premier tashmë e kanë zbuluar se kanë shkelur rregulloret e FFP-së edhe në vitin 2014.
City pagoi një gjobë prej 49 milionë funtesh, dhe me 32 milionë funte të pezulluar, duke u detyruar të luanin në Ligën e Kampionëve sezoni 2014-15 me një skuadër të reduktuar.
Ndër akuzat e ngritura për Manchester Cityn nga Der Spiegel është se kanë bërë një pagesë të ndaluar prej 200,000 funte për agjentin e Jadon Sancho kur ai ishte ende vetëm 14 vjeç.
Për më tepër, City pretendohen të kenë përdorur marrëveshjet e tyre të sponsorizimit për të anashkaluar kufizimet financiare të Fair Play. /Telegrafi/