UEFA e ka konfirmuar edhe garën e tretë për klubi që do të quhet UEFA Europa Conference League (Liga e Konferencës Evropiane) dhe kjo garë do të startojë në vitin 2021.
Ky vendim u morë nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s në mbledhjen e së martës në kryeqytetin slloven Lubjana.
Po ashtu është konfirmuar që VAR (Video Assistant Referee) do të futet në sistem edhe në ndeshjet e Ligës së Evropës, nga faza nokaut, pra nuk do të jetë në fazën e grupeve.
Lajmi më i madh i dhënë nga UEFA është se do të ketë një garë të tretë evropiane që do të startojë në sezonin 2021-22.
OFFICIAL: @UEFA have confirmed the name of the third club competition will be called UEFA Europa Conference League.
The new competition will start in 2021. pic.twitter.com/FVe3Y91o0X
— Play Squawka Selector for Free (@Squawka_Live) September 24, 2019
Kjo shihet si një mundësi e madhe për shumë klube dhe shtete që nuk arrijnë të jenë pjesë e garave evropiane.
Në këtë mes futet edhe Kosova dhe Shqipëria, sidomos vendi ynë që nuk po arrin ta kalojë më lartë se një raund. /Telegrafi/