Telegrafi

UEFA dënon Rumaninë për koret raciste ndaj Kosovës

Federata e Futbollit të Rumanisë është dënuar sot nga UEFA pasi që tifozët kanë bërë thirrje raciste kundër Kosovës.

Kjo ka ndodhur në ndeshjen e zhvilluar në Bukuresht kundër Serbisë në Ligën e Kombeve.

Federata e Futbollit të Rumanisë është dënuar më 50 000 euro për kore raciste të tifozëve.

Ata janë dënuar edhe me 23 mijë euro tjera për shkak së tifozët kanë pushtuar fushën dhe kanë ndezur fishekzjarre në stadiumin kombëtar të Bukureshtit.

“Rumania do të luaj ndeshjen e radhës pa praninë e tifozëve dhe FFR është dënuar pasi që tifozët e tyre kanë bërë kore raciste dhe kanë bartur banera gjatë ndeshjes me Serbinë në Ligën e Kombeve”.

“Këto gjëra janë të patolerueshme për UEFA-n dhe e ka dënuar shumë rëndë atë”, thuhet në vendim.

Rumania nuk po kalon periudhë të mirë me kombëtaren, ndërsa ndeshja me Serbinë ishte mbyllur pa gola. /Telegrafi/