Telegrafi

UEFA dënon Buducnostin me mbi 35 mijë euro për fyerjet raciste, hedhjen e gjësendeve dhe fishekzjarrët për ndeshjen me Llapin

UEFA ka dënuar klubin e Budocnostit në total me 35 mijë euro për organizimin e ndeshjes kundër Llapit në kuadër të ndeshjeve kualifikuese në Ligën e Konferencës.

Kjo ndeshje ishte zhvilluar më 7 korrik, derisa ishte karakterizuar vazhdimisht me tensione të larta, derisa kishte përfunduar me rezultat 2-0 në të mirë të vendasve.

Tifozët e Buducnostit shfaqën pankarta fyese për shqiptarët, ndërsa gjuajtën me gjësende bankën rezervë të Llapit.

Ndryshe, loja kthyese mbrëmë përfundoi me rezultat 2-2, me skuadrën malazeze që u kualifikua tutje.

Më poshtë mund të shihni vendimin që ka marrë UEFA kundrejt Budocnostit.


Vendimet:

– Të gjobisë FK Budućnost Podgorica me 20,000 € dhe të urdhërojë mbylljen e pjesshme të stadiumit të FK Budućnost Podgorica gjatë një (1) ndeshjes së ardhshme të garës së UEFA-s në të cilën FK Budućnost Podgorica do të luajë si klub pritës, për sjelljen raciste të mbështetësve të saj.

– FK Budućnost Podgorica do t’i komunikojë UEFA-s, përpara ndeshjes, sektorin(et) që do të mbyllen, të cilët do të përfshijnë tribunën veriore dhe do të përbëhen nga të paktën 3,000 vende.

– Të urdhërojë FK Buducnost Podgorica të zbatojë direktivën e mëposhtme në ndeshjen e ardhshme të garave të UEFA-s që do të luajë si klubi pritës: të vendosë një baner me shkrimin “#NoToRacism”, me logon e UEFA-s mbi të.

– Të gjobisë FK Budućnost Podgoricë me 10.125 euro për hedhjen e sendeve.

– Të gjobitet FK Budućnost Podgoricë me 5250 euro për ndezjen e fishekzjarrëve.

– Të paralajmërojë FK Budućnost Podgorica për sjellje të pahijshme të ekipit.


/Telegrafi/