UEFA ka reaguar ndaj sulmit fizik të kryetarit të FFM-së, Muhamed Sejdinit.
Nëpërmjet një njoftimi për publikun, nga UEFA deklarojnë se dënojnë ashpër sulmin dhe bëjnë thirrje ndaj autoriteteve të vendit që të zbardhin sa më shpejtë shkaqet.
UEFA ka reaguar ndaj sulmit fizik të kryetarit të FFM-së, Muhamed Sejdinit, transmeton TV21.
Nëpërmjet një njoftimi për publikun, nga UEFA deklarojnë se dënojnë ashpër sulmin dhe bëjnë thirrje ndaj autoriteteve të vendit që të zbardhin sa më shpejtë shkaqet.
Bëjnë të ditur se një delegacion i UEFA-s do të vijë në Maqedoninë e Veriut, ku do të takohen me zyrtarët sportivë dhe qeveritare, për siç thonë, të dërgohet mesazhi se pavarësia e Federatës së Maqedonisë së Veriut duhet të ruhet dhe respektohet.
“UEFA dënon ashpër sulmin e fundit ndaj kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut (FFM), Muamed Sejdini.
UEFA u kërkon autoriteteve të vendit të kryejnë një hetim të shpejtë dhe të plotë. Së bashku me FIFA-n, ne do të monitorojmë nga afër situatën brenda komunitetit të futbollit të Maqedonisë së Veriut për të siguruar që federata të mbetet e lirë nga çdo ndërhyrje, në përputhje me Statutet e UEFA-s dhe FIFA-s, dhe ne do të vlerësojmë vazhdimisht nëse nevojiten veprime të mëtejshme.
Një delegacion i përbashkët FIFA/UEFA së shpejti do të udhëtojë në Maqedoninë e Veriut për t’u takuar me zyrtarë sportivë dhe qeveritarë, duke siguruar që pavarësia e FFM-së të ruhet dhe respektohet”, thuhet në njoftimin e UEFA-s.