Gjyqtarët nga Kosova vazhdojnë të marrin besimin e shtëpisë më të madhe të futbollit evropian UEFA.
Kësisoj njëri nga gjyqtarët më të mirë në vendin tonë, Visar Kastrati do të ndajë sërish drejtësinë në Ligën e Konferencës.
Në sfidën e rrethit të tretë të Ligës së Konferencës, Sepsi Sfantu Gheorghe e Rumanisë do të përballet me Aktoben e Kazakistanit.
E në këtë sfidë drejtësinë si gjyqtar kryesor do ta ndajë Visar Kastrati. Kastrati do të ketë ndihmës Besnik Morinën dhe Fatlum Berishën, derisa gjyqtari i katërt është Alban Shala.
Kastrati dy javë më parë kishte ndarë drejtësinë edhe në sfidën mes Gent dhe Zilinas pikërisht në Ligën e Konferencës. /Telegrafi/