Telegrafi

UEFA delegon katër gjyqtarë të Kosovës për ndeshjen Sllovaki U21 – Irlandë Veriore U21

Gjyqtari me stemën e FIFA-s, Visar Kastrati është caktuar në ndeshjen e ndërkombëtare të UEFA-s për kualifikimet e Kampionatit Evropian U-21 ndërmjet Sllovakisë dhe Irlandës Veriore.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në “Štadión MŠK Žilina” në Zilina të Sllovakisë më 25 mars.

Kastrati do të ndihmohet nga asistentët Granit Hyseni dhe Elvis Bicaj.

Gjyqtar i katërt në këtë takim do të jetë Dardan Çaka.

Në anën tjetër gjatë këtij muaji gjyqtarët Genc Nuza dhe Besfort Kasumi, së bashku me asistentët Bujar Selimaj dhe Fatlum Berisha do të jenë të angazhuar në ndeshjet e “Elite Round” për kombëtaret e grupmoshës 17-vjeç. /Telegrafi/