Adnan Januzaj tashmë edhe zyrtarisht është lojtar i skuadrës së Real Sociedadit.
Istogasi ka bërë bujë të madhe me largimin nga Manchester United.
Mesfushori shqiptar me tipare sulmuese i ka kushtuar klubit spanjoll rreth 11 milionë euro, transmeton Telegrafi.
Sociedad sezonin e ardhshëm do të merr pjesë në garat evropiane të Ligës së Evropës.
E me këtë rast edhe Federata Evropiane e Futbollit u ka sugjeruar të gjithëve që Januzaj është një prej futbollistëve që duhet përcjell në atë garë evropiane për klube.
Theksojmë se kjo nuk do të thotë se e ardhmja e Januzaj ka marrë fund në Manchester United, pasi që në klauzolën e lojtarit raportohet se Unitedi ka të drejtën e riblerjes.
Reprezentuesi belg 22-vjeçar sezonin e kaluar ishte i huazuar te Sunderlandi, ndërsa më parë ka luajtur edhe në Borussia Dortmund. /Telegrafi/