Site icon Telegrafi

Udinese nuk dëshiron të mbetet pa kapiten, gati kontrata e re për Behramin

Mesfushori nga Kosova, Valon Behrami pritet ta vazhdoj karrierën tek Udinese edhe më tej.

Mitrovicasi iu bashkua klubit italian vitin e kaluar nga Watfordi pas dy stinorëve të suksesshëm në Ligën Premier.

Tek klubi bardh e zi janë të kënaqur me kapitenin shqiptar dhe duan të vazhdojnë bashkëpunimin.

La Gazzetta Dello Sport raporton se krerët e klubit kanë filluar kontaktet me agjentët e lojtarit për vazhdimin e kontratës.

(Getty Images)

Kontrata aktuale e Behramit me klubin italian skadon në verën e vitit 2019.

Udinese i ka paraqitur një kontratë të re Behramit e cila do ta mbante mitrovicasin të lidhur me fanellën bardh e zi deri në vitin 2021.

33-vjeçari ka pasur një start të mirë si kapiten i Udineses.

Behrami ka një karrierë të pasur pasi ka luajtur për klube të njohura si Napoli, Fiorentina, Lazio, Hamburg, West Ham, Genoa e Verona. /Telegrafi/

Exit mobile version