Udinese ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj Romës në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Serie A.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të mysafirëve, por pa arritur të gjejnë rrugën e rrjetës.
Por, rasti më i mirë në këta 45 minuta i takoi vendasve, të cilët rrezikuan me anë të sulmuesit Ignacio Pussetto (28′), por goditja e tij shkoi fare pranë shtyllës.
Në pjesën e dytë, Roma filloi mirë duke rrezikuan menjëherë me anë të Alkesandër Kolarov (53′), por pa pasur sukses.
Pas këtij rasti, Udinese u hodh në sulm dhe ishte sulmuesi Rodrigo de Paul (54′), i cili pas disa driblimeve të mira arriti të shënojë për epërsinë 1-0.
Udinese gjeti edhe golin e dytë me anë të Pussettos, por pas konsultimit të VAR-it goli u anulua pas prekjes me dorë.
Deri në fund të ndeshjes Roma u mundua disa herë ta gjej golin e barazimit, por pa pasur sukses dhe Udinese e mori një fitore të rëndësishme me rezultat 1-0.
Pas kësaj fitore, vendasit i kanë 12 pikë në vendin e 16-të, ndërsa Giallorossët renditen në pozitën e gjashtë me 19 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Udinese udhëton te Sassuolo, ndërsa Roma e pret në shtëpi Interin. /Telegrafi/
Gol de #DEPAUL. #UdineseRoma pic.twitter.com/iuPbiMVlpA
— TV SPORT 007 (@TVSPORT0071) November 24, 2018