Roma ka fituar në udhëtim te Udinese me rezultat 0-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të Serie A.
Skuadra e Eusebio Di Francescos ka marr edhe fitoren e tretë radhazi në kampionatin italian, ndërsa fitorja ndaj Udineses i ka ngritur në pozitën e tretë.
Golat në këtë takim për Romën u shënuan nga Cengiz Under (70′) dhe Diego Perotti (90+).
Megjithatë, lojtari më i vlerësuar në këtë ndeshje ishte mesfushori belg, Radja Nainggolan, i cili u notua me 8.6.
Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mesfushorin e vendasve, Seko Fofana, i cili u vlerësua me notë 5.3.
Mesfushori me prejardhje shqiptare, Valon Behrami luajti në këtë ndeshje për 62 minuta dhe ishte njëri nga më të vlerësuarit e skuadrës me notë 6.8. /Telegrafi/
Udinese:
Roma: