Manchester United do ta ketë një përballje tejet të vështirë në kuadër të xhiros së 10-të në Ligën Premier.
Gjiganti anglez do të luaj në udhëtim te Southampton, skuadër që po kalon momente fantastike këtë edicion.
Djajtë e Kuq në këtë takim vijnë pas dy fitoreve të njëpasnjëshme dhe synojnë të vazhdojnë me këtë ritëm.
Leave a flag with where you'll be watching today's game 👇
🔴 #MUFC
✈️ @Aeroflot_World
🌍 #WeBringTheWorldTogether pic.twitter.com/N7xEzVR6N3— Manchester United (@ManUtd) November 29, 2020
Nga ana tjetër Southampton nuk di për humbje në shtatë sfidat e fundit ku ka marrë pesë fitore e dy barazime.
Duke marrë parasysh formën shumë të mirë të dy skuadrave, na pret një ndeshje jashtëzakonisht interesante në St. Mary’s Stadium.
Formacionet zyrtare:
Southampton: McCarthy; Walker-Peters, Bednarek, Vestergaard, Bertrand; Romeu, Ward-Prowse; Armstrong, Djenepo; Walcott, Adams.
Manchester United: De Gea; Wan-Bissaka, Lindelöf, Maguire, Telles; Matic; Fred, van de Beek; Fernandes; Rashford, Greenwood.
/Telegrafi/