Telegrafi

Udhëtim i vështirë i Bayernit te Mainzi, formacionet zyrtare

Bayern Munich do të përballet me Mainzin në kuadër të xhiros së 29-të në elitën e futbollit gjerman Bundesliga.

Bavarezët në këtë takim vijnë pas barazimit befasues 1-1 në shtëpi me Hoffenheim.

Lideri aktual i Bundesligës kërkon të rikthehet te fitoret pasi nuk duan ta humbasin vendin e parë.

Në anën tjetër vendasit e Mainz janë në formë të mirë dhe nuk kanë pësuar humbje në nëntë ndeshjet e fundit, duke marrë pesë fitore e katër barazime.

Formacionet zyrtare:

Mainz: Zentner, Widmer, Kohr, Bell, Ajorque, Caci, Fernandes, Hanche-Olse. Onisiwo, Barreiro, Lee.

Bayern Munich: Sommer, Stanisic, De Ligt, Upamecano, Cancelo, Davies, Kimmich, Goretzka, Muller, Musiala, Mane.

/Telegrafi/