Telegrafi

Udhëheqësi i lartë tibetian mbron veprimin e Dalai Lama-s që shkaktoi reagime të shumta ku i kërkoi një djaloshi ta puthte

Një udhëheqës i lartë tibetian e ka mbrojtur liderin shpirtëror Dalai Lama për një video të diskutueshme ku i kërkoi një fëmije t’ia thithte gjuhën.

Penpa Tsering, kreu i qeverisë në mërgim i Tibetit, i ka quajtur veprimet e liderit shpirtëror “të pafajshme” dhe tha se veprimi tregonte “sjelljen e tij të dashur”.

Videoja ngjalli reagime të shumta pasi u bë virale në rrjetet sociale, dhe përdoruesit i kanë quajtur veprimet e tij të papërshtatshme, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Dalai Lama puthi në gojë një djalë në publik

Zyra e Dalai Lama-s ka kërkuar falje për incidentin.

Të enjten, Tsering tha se veprimet e Dalai Lama-s ishin keqinterpretuar dhe se polemika kishte lënduar ndjenjat e ndjekësve të tij.

Ai gjithashtu tha se lideri shpirtëror ka jetuar gjithmonë në “shenjtëri dhe beqari” dhe se vitet e tij të praktikës shpirtërore e kishin çuar atë “përtej kënaqësive shqisore”.

Tsering pohoi gjithashtu se hetimet sugjeruan se “burime pro-kineze” e kishin bërë videon virale në mediat sociale. Ai nuk dha asnjë provë për pretendimin. /Telegrafi/