Një udhëheqës i lartë tibetian e ka mbrojtur liderin shpirtëror Dalai Lama për një video të diskutueshme ku i kërkoi një fëmije t’ia thithte gjuhën.
Penpa Tsering, kreu i qeverisë në mërgim i Tibetit, i ka quajtur veprimet e liderit shpirtëror “të pafajshme” dhe tha se veprimi tregonte “sjelljen e tij të dashur”.
Videoja ngjalli reagime të shumta pasi u bë virale në rrjetet sociale, dhe përdoruesit i kanë quajtur veprimet e tij të papërshtatshme, transmeton Telegrafi.
Zyra e Dalai Lama-s ka kërkuar falje për incidentin.
Të enjten, Tsering tha se veprimet e Dalai Lama-s ishin keqinterpretuar dhe se polemika kishte lënduar ndjenjat e ndjekësve të tij.
Dalai Lama sexually assaults a child!
Why isn’t the media talking about this?
— Oli London (@OliLondonTV) April 10, 2023
Ai gjithashtu tha se lideri shpirtëror ka jetuar gjithmonë në “shenjtëri dhe beqari” dhe se vitet e tij të praktikës shpirtërore e kishin çuar atë “përtej kënaqësive shqisore”.
Tsering pohoi gjithashtu se hetimet sugjeruan se “burime pro-kineze” e kishin bërë videon virale në mediat sociale. Ai nuk dha asnjë provë për pretendimin. /Telegrafi/