Site icon Telegrafi

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un, “privatisht” zbuloi se cilin ekip të Anglisë e mbështet

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, i hodhi poshtë dyshimet, duke zbuluar se ai është një super-fans i skuadrës  së Ligës Premier, Manchester United.

Kjo është sipas ish-senatorit italian Antonio Razzi, i cili pretendoi se diktatori i Koresë së Veriut i tha atij në ‘biseda private’ për mbështetjen e tij për United.

Besohet se 39-vjeçari është një mbështetës i hershëm i skuadrën nga Old Trafford, me raportimet e mëparshme që sugjeronin se ai është një tifoz i madh i legjendës angleze Wayne Rooney.

Lexo po ashtu Mbretëresha nuk është tifoze 'sekret' e West Hamit pasi ajo 'privatisht' mbështet një ekip tjetër të Ligës Premier

Sipas raportimeve në vitin 2014, diktatori i Koresë së Veriut kishte kërkuar që televizioni shtetëror i vendit të transmetonte ndeshjet e United.

Nga viti 2014 në 2017, Razzi i ka thënë The Sun  se Kim kishte folur për ‘dashurinë e tij për Djajtë e Kuq’.

Megjithatë, Kim nuk e krahason veten me lojtarët e United, të kaluar apo të tanishëm, si Zlatan Ibrahimovic apo Eric Cantona.

Kur u pyet se Kim e krahason veten me ndonjë hero të United, Razzi i tha gazetës: “Jo, Kim është Kim – ai është i vetmi”.

Razzi zbuloi gjithashtu se supremo i Koresë së Veriut priste gjithashtu që Liga Premier të pushtohej nga talentë nga vendi i tyre, pas lojtarit Han Këang-song.

Razzi pohoi se Kim mendonte se Han ishte vetëm një pamje se çfarë lloj talenti mund të prodhonte Koreja e Veriut, me diktatorin që beson se vendi i tij është në “evolucion të vazhdueshëm”. /Telegrafi/

Exit mobile version