Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon, të premten ka mbajtur takimin e rregullt të asamblesë së përgjithshme në Tirane me kryetarët e komunave të Kosovës. UBSHR-ja është një organizatë që mbanë takime me 70 komuna shqiptare në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe realizon aktivitete kulturore , sportive , historike , ekonomike e të tjera. Ndërkohë në bashkëpunim me këto Komuna zakonisht mbahen edhe takime të rregullta me në Tiranë, Prishtinë etj.
Në takimin e së premtes në Tiranë, është debatuar për aktivitetet kulturore e historike e ekonomike që do të mbahen në Kosovë në vitin e ardhshëm. Por gjithashtu edhe për shënimin e 28 nëntorit që do të organizohet një aktivitet kulturor në Tiran ku pjesëmarrës do të jenë edhe kryetarët e të gjitha komunave shqiptare. Po ashtu, u diskutua edhe për bashkëpunimin rajonal dhe zhvillimin e turizmit në këto 70 komuna shqiptare. Raporton Telegrafi.
Balton Dërguti, drejtor për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Ferizajt, ishte pjesë e këtij takimi duke e përfaqësuar komunën. Ai pas këtij takimi ka thënë për Telegrafin se takime të këtij lloji janë të rëndësishme për të diskutuar për idet dhe aktivitete që do të zhvillohen në vitin 2025 në Kosovë e, veçanërisht në qytetin e Ferizajt.
“Kërkova që të mbahen panaire të turizmit në komunat e gjithë Kosovës dhe secila komunë do të jetë nikoqire e komunave shqiptare dhe mandej aty do të ketë secila komunë do ta ketë mundësinë të prezantoi mundësitë ekonomike, kulturore, historike etj. Po ashtu në këtë takim diskutuam që në vitin e ardhshëm do të mbahen edhe aktivitete të tjera kulturore e sportive nëpër qytete dhe po bëhen përgatitjet për festen e 28 nëntorit do të mbahet një aktivitet kulturor në Tiranë dhe do të ketë përfaqësues nga të gjitha Komunat e Kosovës”, ka thënë Dërgut. /Telegrafi/