Dilerët e drogës në Peru, patën një befasi kur “babadimri me elfët” e tij, thyen dyert e një shtëpie për t’i vënë në pranga dhe ta shkatërrojë grupin kriminal.
Bëhet fjalë për policë të veshur si babadimër, që mbanin çekiçë në duar dhe të sulmonin “çerdhet” e dilerëve të drogës, transmeton Telegrafi.
Agjentët e policisë së Perusë u futën në mënyrë krejt të befasishme – duke vënë në pranga pjesëtarët e një bande.
“Pasi janë Krishtlindjes, rrobat e babadimrit nuk tërheqin edhe aq shumë vëmendjen e qytetarëve – menduam t’i përdorim për aksionin policor”, tha kreu i policisë Daiv Villanueva.
Përpos arrestimeve, arritën të sekuestrojnë 6.000 pako të vogla me kokainë, 104 tjera me heroinë dhe 279 me marihuanë. /Telegrafi/