Telegrafi

U transferua te Hoffeheim nga PSG, klubi gjerman njofton se mbrojtësi i tyre është me leukemi

Hubert Mbuyi-Muamba është një mbrojtës i ri francez i dalë nga akademia e Paris Saint Germain.

Qendërmbrojtësi i ri francez iu bashkua ekipit të dytë të Hoffenheim nga PSG një vit më parë, por ende nuk ka arritur të lë gjurmë në klubin gjerman.

19-vjeçari ditë më parë pas disa kontrolleve ka zbuluar se është me sëmundjen e rëndë të leukemisë.

Mbuyi-Muamba menjëherë pasi zbuloi se kishte leukemi ka filluar trajtimin e kësaj sëmundje të rëndë.

Ka qenë faqja zyrtare e Hoffenheim që ka lajmëruar se futbollisti i tyre është me leukemi dhe se do t’i qëndrojnë afër gjatë kësaj kohe.

“Ne jemi pas jush. Lojtari ynë i U23, Hubert Mbuyi-Muamba, zbuloi ditë më parë se kishte leukemi. Ai ndodhet në Francë për mjekim. Ju dëshirojmë shumë forcë Hubert”, ka shkruar faqja zyrtare e klubit gjerman.

Qendërmbrojtësi i talentuar ka kontratë me klubin gjerman deri në verën e vitit 2025, derisa Hoffenheim do t’i qëndrojë afër lojtarit gjatë kësaj periudhe të vështirë. /Telegrafi/