Hubert Mbuyi-Muamba është një mbrojtës i ri francez i dalë nga akademia e Paris Saint Germain.
Qendërmbrojtësi i ri francez iu bashkua ekipit të dytë të Hoffenheim nga PSG një vit më parë, por ende nuk ka arritur të lë gjurmë në klubin gjerman.
19-vjeçari ditë më parë pas disa kontrolleve ka zbuluar se është me sëmundjen e rëndë të leukemisë.
Mbuyi-Muamba menjëherë pasi zbuloi se kishte leukemi ka filluar trajtimin e kësaj sëmundje të rëndë.
Wir stehen hinter dir! Nous sommes derrière toi! 🔵⚪️
Unser U23-Spieler Hubert Mbuyi-Muamba hat vor wenigen Tagen erfahren, dass er an Leukämie erkrankt ist. Er befindet sich zur Behandlung in Frankreich.
Wir wünschen Dir viel Kraft, Hubert 💙 pic.twitter.com/5gDeznxf1D
— TSG Hoffenheim (@tsghoffenheim) November 4, 2022
Ka qenë faqja zyrtare e Hoffenheim që ka lajmëruar se futbollisti i tyre është me leukemi dhe se do t’i qëndrojnë afër gjatë kësaj kohe.
“Ne jemi pas jush. Lojtari ynë i U23, Hubert Mbuyi-Muamba, zbuloi ditë më parë se kishte leukemi. Ai ndodhet në Francë për mjekim. Ju dëshirojmë shumë forcë Hubert”, ka shkruar faqja zyrtare e klubit gjerman.
Die Teamkollegen des 19-Jährigen aus der U23 haben bereits am vergangenen Dienstag ein Zeichen gesetzt:
Sie widmeten Hubert den Sieg im Regionalliga-Spiel gegen Eintracht Trier und schickten ihm mit diesem Foto Grüße und Genesungswünsche nach Frankreich. https://t.co/VXkaHfO6bv pic.twitter.com/43383eckan
— TSG Hoffenheim (@tsghoffenheim) November 4, 2022
Qendërmbrojtësi i talentuar ka kontratë me klubin gjerman deri në verën e vitit 2025, derisa Hoffenheim do t’i qëndrojë afër lojtarit gjatë kësaj periudhe të vështirë. /Telegrafi/