Telegrafi

U thyen xhamat e dyerve dhe dritareve – pamje të tjera të momentit kur protestuesit sulmuan ndërtesën e Kuvendit të Beogradit në Serbi

Një grup demonstruesish kanë tentuar të hyjnë me forcë në Kuvendin e qytetit të Beogradit këtë mbrëmje.

Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një tentim që ka ndodhur rreth orës 19:00, por dera ka qenë e mbyllur.

Siç ishte raportuar më herët, dera e Kuvendit në Beograd të Serbisë është thyer dhe policia ka hedhur gaz lotsjellës ndaj protestuesve, të cilët protestuan për të shtatën herë me ftesën e opozitës, e cila po kërkon anulimin e zgjedhjeve.

Lexo po ashtu Tensione para Kuvendit në Beograd të Serbisë, protestuesit thyejnë xhamat e dyerve dhe dritareve të ndërtesës – deklarohet edhe Vuçiq

Pas incidenteve para Kuvendit, përmes një adresimi për publikun nga presidenca e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u tha qytetarëve serbë që të mos shqetësohen dhe “se asnjë revolucion nuk është duke u zhvilluar, dhe ne po mundohemi që të mos lëndojmë asnjë nga demonstruesit përmes një reagimi të lehtë”.

Se si dukej e gjitha, shikoni më poshtë. /Telegrafi/