Neymar e kishte të pamundur të ishte në fushë mbrëmjen e djeshme në sfidën ndaj Argjentinës, pasi kishte pësuar një lëndim në takimin e kaluar kundër Kolumbisë.
Të paktën ky ishte njoftimi zyrtar nga ana e kombëtares Selecao, pasi mediat braziliane kanë një tjetër version mbi mungesën e numrit 10-të.
Sipas tyre, ylli i PSG-së nuk ka pasur asnjë lëndim dhe një natë para ndeshjes me Argjentinën ka qenë në një klub nate duke u argëtuar dhe nuk ngjasonte aspak si një lojtar që sapo kishte pësuar një lëndim.
Andaj, dyshimet kanë qenë të shumta pasi edhe takimi kundër Argjentinës për Brazilin nuk kishte ndonjë peshë të madhe për kualifikueset pasi pesë herë Kampionët e Botës e kishin siguruar më parë biletën për në “Katar 2022”.
Ndërkohë, kjo nuk është hera e parë kur Neymar vihet në qendër të akuzave nga ana e mediave pasi sulmuesi njihet edhe për dëshirën e tij mbi jetën e natës. /Telegrafi/