Site icon Telegrafi

U takuan në të njëjtin hotel në Turqi – ekipi ukrainas dhe ai rus grushtohen brutalisht

Dje (e hënë), në një nga hotelet në Turqi, lojtarët e ekipit ukrainas Minaya kanë rrahur përfaqësuesit e atij rus Shinnik Yaroslavl.

Gjatë vëzhgimit të kushteve, kushti i Minayas për stafin e hotelit ishte që të mos kishte ekipe ruse në të. Pas tërmetit ka pasur probleme për gjetjen e hoteleve të lira për skuadrat që duan t’i zhvillojnë atje përgatitjet për shkak të motit më të ngrohët.

Situata e brendshme çoi në një konflikt. Një nga lojtarët ukrainas i tërhoqi vërejtjen një rusi që po sillej në mënyrë të pahijshme ndaj stafit të hotelit. Anëtari i Shinnik Yaroslavl kishte pirë dhe ishte i pasjellshëm.

Futbollisti rus nuk kërkoi falje dhe thjesht nuk hezitoi të rrahje me lojtarin e Minayas, raporton gazetari Roman Bebekh.

Më pas, kur u mendua se situata do të qetësohej dhe përfaqësuesit e ekipit rus do të bisedonin me ata të Minayas, gjërat eskaluan.

Më të shumtë në numër, përfaqësuesit e ekipit ukrainas rrahën ata rus dhe raportohet më tej nga Bebkh se shenjat në fytyrën e futbollistëve të Shinnik ishin të dukshme.

Shinnik iu kërkua që t’i largonin valixhet e tyre nga hoteli dhe nuk ishin të mirëpritur më aty. /Telegrafi/

Exit mobile version