Federata e Karatesë e Kosovës organizoj shpalljen e (Laureatëve) më të mirëve për vitin 2024. Në mesin e më të mirëve për vitin 2024 ishte i nominuar nga komisioni i gjyqtarëve tē F.K.K-së edhe gjyqtari i mirënjohur nga Peja, Bajram Desku, trajner i Klubit të Karatesë “Arena” nga Peja.
Desku u përzgjodh si gjyqtar me arritje të lartë në nivel ballkanik në karate dhe ky sukses e ka bërë të lumtur pejanin.
“Pas shqyrtimit të aplikacioneve dhe në bazë të vlerësimit korrekt të komisionit, u ceken aktivitetet dhe sukseset e arritura te mija në ndarje të drejtësisë, ku morra pjesë në Dy Kampionate Ballkanike dhe në të gjitha garat zyrtare të organizuara nga federata e karatesë, dhe disa turne në rajon, dhe isha referi i vetëm i graduar në dy disiplina ne KUMITE dhe KATA në nivelin Ballkanik”, ka thënë fillimisht Desku.
“Këto aktivitete të lartcekura më ranguan ndër tre gjyqtarët më të suksesshëm për vitin 2024. Së pari falënderoj Presidentin e FKK-së, Besart Baruti, kryetarin e komisionit të gjyqtarëve, Edon Xharra, dhe komisionin që vlerësojë korrekt për përzgjedhjen e time për refer të vitit”.
“Falënderoj familjen time, kryesinë e klubit, kolegët e punës, bashkëpunëtorët e klubit, nxënësit dhe prindërit e tyre. Ju premtoj që sukseset e mija nuk do të mungojnë edhe në vitin 2025”, përfundoi gjyqtari pejan. /Telegrafi/