Në të njëjtën ditë, 46-vjeçari Sergio Gonzalez, trajneri i Cadiz, u shkarkua me një fjalim të presidentit, por më pas klubi ia zgjati kontratën.
Mediat spanjolle shkruajnë se kjo ishte një truk marketingu që kanë përdorur në këtë klub.
Cadiz la pas një sezon të suksesshëm sepse ruajti statusin elitar, megjithëse luftoi deri në fund të sezonit për të mbetur në La Liga.
📢🚨 President Manuel Vizcaíno announces that Sergio González and his coaching staff will not continue in Cádiz CF#ThisIsCádizpic.twitter.com/AnZSZbTBV3
— Cádiz CF 🇬🇧🇺🇸 (@Cadiz_CFEN) June 17, 2023
Klubi e përfundoi sezonin në vendin e 14-të, kështu që njoftimi i parë dukej i çuditshëm, në presidentin e klubit, Manuel Vizcaino, që njoftoi shkëputjen e bashkëpunimit me Sergio Gonzalez, i cili erdhi në Cadiz në janar të vitit 2022.
Por më pas kanë nisur njoftimet e reja përmes rrjeteve sociale. Fillimisht njoftimi se “më e mira nuk ka ardhur ende”, dhe më pas njoftimi se shkarkimi ishte thjesht një ‘shfaqje’ dhe se Sergio Gonzalez do të qëndrojë në klub dhe do të nënshkruajë një kontratë shumëvjeçare.
🚪👈🏼👈🏼👈🏼👈🏼👈🏼👈🏼👈🏼
💛💙 Keep Calm and Sergio González signs until 2025#ThisIsCádizpic.twitter.com/tKFOla3HdQ
— Cádiz CF 🇬🇧🇺🇸 (@Cadiz_CFEN) June 17, 2023
Si trajner, Sergio Gonzalez ka shënuar 17 fitore, 19 barazime dhe 23 humbje me Cadizin që nga janari i vitit të kaluar. Ai ka nënshkruar deri në vitin 2025. /Telegrafi/