Site icon Telegrafi

U shkarkua nga Roma, Mourinho pritet ta marrë drejtimin e skuadrës tjetër të madhe italiane

Jose Mourinho u shkarkua nga Roma, por duket se do të vazhdoj qëndrimin në Serie A.

Aventura e Jose Mourinhos në Itali mund të mos ketë përfunduar ende.

Në fakt, pas shkarkimit me Romën pak ditë më parë pas humbjes ndaj Milanit në San Siro, trajneri portugez tashmë mund të gjente një punë të re në elitën e futbollit italian.

Lexo po ashtu Tone të ashpra dhe përplasje, zbulohen prapaskenat e takimit mes pronarëve të Romës dhe Jose Mourinhos

Pas kontakteve të ditëve të fundit, siç raporton gazeta angleze Il Times, Special One javën e ardhshme duhet të takohet me pronarin e Napolit Aurelio De Laurentiis.

Dëshira e trajnerit do të ishte që të vazhdojë eksperiencën në Itali dhe kjo është arsyeja pse ai është ende në Itali.

Lexo po ashtu A u njollos karriera e Jose Mourinhos, shkarkimi i katërt radhazi për portugezin nga katër klube të ndryshme

Mourinho po vazhdon të qëndroj në kryeqytetin italian edhe pas shkarkimit dhe këtë javë pritet të takohet me De Laurentiis.

Interesim për shërbimet e trajnerit portugez ka shfaqur edhe skuadra arabe Al-Shabbab, por duket se Special One preferon qëndrimin në Serie A. /Telegrafi/

Exit mobile version