Site icon Telegrafi

U shkarkua nga Bayerni, Nagelsmann përfundon në listën e Tottenhamit

Julian Nagelsmann thuhet se po kërkon një skuadër të re, pas shkarkimit të tij nga Bayern Munich.

Daily Mail raporton se Tottenhami është tejet i interesuara të punësojë gjermanin, pasi pritet t’i ndajë rrugët me Antonio Conten në fund të sezonit, mos më herët.

Bayerni e shkarkoi Nagelsmann të premten në mbrëmje dhe e zëvendësoi atë me ish-trajnerin e Chelseat, Thomas Tuchel, i cili kishte qenë në listën e Spurs për të zëvendësuar italianin.

Lexo po ashtu Si mund të luajë Bayerni nën urdhrat e Tuchel nga sezoni i ri: Tri transferime nga Chelsea dhe një nga PSG

Nagelsmann – i cili e mori lajmin ndërsa ishte në pushime, u befasua pasi Bayern është ende në garën për titull në Bundesligë dhe Ligën e Kampionëve. Sidoqoftë, gjiganti gjerman është në vendin e dytë në tabelë – pas Borussia Dortmundit.

Prandaj, klubi konfirmoi shkarkimin e tij me nëntë ndeshje të mbetura të sezonit, me drejtorin ekzekutiv Oliver Kahn që pranoi se ata ishin të detyruar të vepronin pasi panë “luhatje të mëdha në performancat tona”.

Por, disponueshmëria e Nagelsmann i ka vënë shefat e Tottenhamit në alarm, pasi ata vazhdojnë të planifikojnë rrugëtimin pa Conten. /Telegrafi/

Exit mobile version