Site icon Telegrafi

U shënuan katër gola, por Atletico Madridi e Villarreali marrin nga një pikë

Atletico Madridi nuk ka marrë më shumë se një pikë si mysafir i Villarrealit në kuadër të javës së 20-të në La Liga, pasi ndeshja përfundoi 2-2.

Pas vetëm dhjetë minutash lojë, Angel Correa shënoi për 1-0 nga mesi i fushës, që ndoshta është goli i tij më i mirë në karrierë.

Më pas, Villareali kishte shansin që t’i barazonte shifrat në 1-1, por Gerard Moreno (23’) dështoi nga pika e bardhë.

Pas vetëm dy minutash, vendasve iu anulua një gol nga VAR-i, shkaku që Dani Parejo kishte luajtur me dorë.

Mirëpo, në minutën e 29-të, më në fund Villarreali i barazoi shifrat në 1-1 me golin e Pau Torres.

45 minutat e dytë filluan më mirë për vendasit, që ia dolën të përmbysnin rezultatin në minutën e 58-të me anë të Alberto Morenos, me Gerrard Morenon që ishte asistues.

Por, Atletico Madridi nuk u dorëzua dhe i barazoi shifrat në 2-2 me golin e Geofrey Kondogbias (68’).

Në fund, të dy skuadrat morën nga një pikë edhe pse rastet nuk u munguan për të fituar takimin.

Pas javës së 20-të, Atletico Madridi gjendet në vendin e katërt me 33 pikë, 16 pikë mbrapa Real Madridit që është lider. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore
Exit mobile version