Telegrafi

U rikthyen në Ligën e Kampionëve pas 20 viteve, por Howe thotë se Newcastle nuk do të bëj transferime të mëdha

Barazimi në xhiron e 37-të ndaj Leicester Cityt i ka mjaftuar Newcastle United që matematikisht ta siguroj rikthimin në Ligën e Kampionëve.

Skuadra angleze është rikthyer në garën më të madhe për klube pas 20 viteve mungesë.

Megjithatë përkundër se pronari i tyre është njeriu më i pasur në botë, nuk pritet të ketë transferime të mëdha në verë nga Newcastle United.

Së paku kështu ka deklaruar trajneri Eddie Howe duke thënë se nuk do të bëjnë afrime të ‘çmendura’.

“Të them të drejtën nuk u futëm në këtë sezon për ta mbyllur kampionatin në vendin e katërt, nuk ndiheshim gati për këtë objektiv. Por, mentaliteti i lojtarëve ishte i shkëlqyer”, tha Howe fillimisht.

“Ka një listë të vogël lojtarësh të cilët mund të afrojmë dhe që do të na bënin punë. Me shumë mundësi do të jetë një afat kalimtar shumë i vështirë për ne”.

Lexo po ashtu Trajneri i Newcastles flet rreth mundësisë së transferimit të Neymarit

“Kjo organikë është e mirë, kanë përballuar sfidat dhe ia kanë dalë shumë mirë edhe me ngarkesën fizike. Ajo që më mbetet peng është fakti që nuk arritëm të fitonim trofe, duhet ta realizojmë sa më shpejt edhe këtë objektiv pasi tifozët e meritojnë”, deklaroi Howe.

Moussa Diaby, Mohammed Kudus, Kieran Tierney, Raphinha, Hirving Lozano,Andreas Christensen e Harry Maguire janë disa nga emrat që ‘Laraskat’ i kanë në listë. /Telegrafi/