Telegrafi

U rikthye nga lëndimi, por tifozët e PSG-së e pritën me vërshëllima Ramosin

Sergio Ramos është duke kaluar ndoshta momentin më të vështirë në karrierë, pas largimit nga Real Madridi.

Eksperienca në Paris nuk po shkon aspak ashtu siç pritej, lëndimet nuk e kanë lënë të qetë mbrojtësin, duke shkaktuar pakënaqësi te tifozët që po shohin shumë rrallë në fushë atë që pritej të ishte lideri i mbrojtjes.

Pas një lëndimi që e la jashtë fushave për gati dy muaj, Ramos është rikthyer mbrëmë në fushë.

Në minutën e 72-të, spanjolli futet në fushë duke zëvendësuar Marquinhos, por u prit me fishkëllima nga tifozët.

Jo vetëm kaq, por zhgënjimi i tifozëve është aq i madh sa fishkëllenin sa herë që ai prekte topin. /Telegrafi/