Telegrafi

U raportuar se Unitedi dëshiron t’i shkëpusë kontratën Ronaldos – Fabrizio Romano ndriçon situatën në “Old Trafford”

Manchester United ende nuk e ka ndërmend t’i ndajë rrugët me Cristiano Ronaldon.

Çuditërisht, spekulimet për ylli portugez vazhdojnë, me disa raportime tani për ndërprerjen e kontratës së tij nga Djajtë e Kuq.

Megjithatë, sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, nga burimet e tij te Manchester United, është se Cristiano Ronaldo është pjesë e projektit.

Lexo po ashtu Unitedi paralajmëron Ronaldon me shkëputje kontrate nëse nuk ndryshon sjellje

Klubi anglez nuk është e vërtetë se dëshiron t’i ndërpresë kontratën, por që ka kërkuar nga pesë herë fituesi i Topit të Artë që të ndryshojë sjellje.

Ronaldo ishte i acaruar me humbjen 4-0 ndaj Brentfordit në fundjavën që shkoi dhe nuk i përshëndeti tifozët që kishin udhëtuar deri atje.

Lexo po ashtu Refuzoi t'u kërkonte falje tifozëve për humbjen ndaj Brentfordit, Ronaldo shkëmben disa fjalë me ndihmës trajnerin e Unitedit

Kjo gjë i la të acaruar mbështetësit e Unitedit, por edhe Erik ten Hag, pasi një sjellje e tillë dëmton edhe imazhin e klubit.

Andaj, sipas Romanos – Ronaldos i është kërkuar vetëm të ketë një qasje më ndryshe dhe jo t’i shkëputet kontrata. /Telegrafi/