Manchester United ende nuk e ka ndërmend t’i ndajë rrugët me Cristiano Ronaldon.
Çuditërisht, spekulimet për ylli portugez vazhdojnë, me disa raportime tani për ndërprerjen e kontratës së tij nga Djajtë e Kuq.
Megjithatë, sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, nga burimet e tij te Manchester United, është se Cristiano Ronaldo është pjesë e projektit.
Klubi anglez nuk është e vërtetë se dëshiron t’i ndërpresë kontratën, por që ka kërkuar nga pesë herë fituesi i Topit të Artë që të ndryshojë sjellje.
Ronaldo ishte i acaruar me humbjen 4-0 ndaj Brentfordit në fundjavën që shkoi dhe nuk i përshëndeti tifozët që kishin udhëtuar deri atje.
Kjo gjë i la të acaruar mbështetësit e Unitedit, por edhe Erik ten Hag, pasi një sjellje e tillë dëmton edhe imazhin e klubit.
Andaj, sipas Romanos – Ronaldos i është kërkuar vetëm të ketë një qasje më ndryshe dhe jo t’i shkëputet kontrata. /Telegrafi/
🚨 EXCLUSIVE 🚨
Cristiano Ronaldo remains part of the #MUFC project and there is no intention of parting ways with him. This is the thinking within the club, and with Erik ten Hag.
Full story 👇👇
— CaughtOffside (@caughtoffside) August 15, 2022