Site icon Telegrafi

U raportua se nga rrëzimi i helikopterit në Afganistan humbën jetën nëntë ushtarë, publikohen pamjet kur fluturakja goditet me raketë

Nëntë pjesëtarë të forcave të sigurisë në Afganistan, kanë humbur jetën dy ditë më parë kur helikopteri i tyre transportues Mil Mi-17V-5 u godit nga një raketë, gjatë fluturimit mbi malet e provincës Vardak në lindje të Afganistanit.

Nga rrëzimi i helikopterit kanë humbur jetën katër anëtarë të ekuipazhit dhe pesë anëtarë të njësisë speciale, kurse përgjegjësinë për sulmin e ka marrë milicia Abdul Gani Lipur një formacion ushtarak, transmeton Telegrafi.

Rrëzimi i helikopterit vetëm sa ka krijuar përçarje më të mëdha mes qeverisë afgane dhe njësive rajonale, që vetëm formalisht janë nën kontrollin e qev3erisë në Kabul.

https://twitter.com/BabakTaghvaee/status/1373335277415112704?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1373335277415112704%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F3648943%2Fsmrt-uzivo-na-nebu-avganistana-helikopter-je-leteo-iznad-planina-a-onda-ga-je-raketa-pogodila-rep-video

“Kanë qenë luftime të ashpra. Na kanë qëlluar nga helikopteri me raketa, jemi detyruar t’i kundërpërgjigjemi dhe të luftojmë”, ka thënë Mohammad Hussein Tavan, ndihmësi i liderit të milicisë që ka rrëzuar fluturaken.

Edhe pse zëdhënësi i këtij grupi ka thënë se nuk e di nëse helikopteri është rrëzuar pas të shtënave apo për shkak të ndonjë gabim teknik, pamjet e publikuara në internet tregojnë se helikopteri ushtarak Mi-17V-5 në fakt është godit me raketë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version