Site icon Telegrafi

U raportua se Mourinho u shkarkua nga Tottenhami pasi refuzoi Superligën Evropiane – por gjërat qëndrojnë ndryshe

Në mediat ndërkombëtare është raportuar fillimisht se arsyet e shkarkimit të Jose Mourinhos nga Tottenham Hotspuri kishin të bënin me vendimin e këtyre të fundit për t’iu bashkuar Superligës Evropiane.

Pas raportimeve të para se trajneri portugez kishte refuzuar të drejtonte skuadrën në stërvitje, është qartësuar situata e krijuar.

Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, nuk ka të bëjë me atë se Mourinho nuk ka marrë pjesë në seancën stërvitore dhe është shkarkuar, por për shkak të rezultateve të dobëta.

Lexo po ashtu Zyrtare: Tottenhami shkarkon Mourinhon

Tottenhami aktualisht është në vendin e shtatë në Ligën Premier dhe rrezikon mos të kualifikohet as në Ligën e Evropës.

Kjo bëri që drejtuesit e Spurs ta shkarkonin Special One, dhe në vend të tij do të jetë përkohësisht Ryan Mason. /Telegrafi/

Exit mobile version