Është raportuar për mbeturina në një hapësirë në Istog e cila gjendet afër spitalit të qytetit.
Ndërsa, pas raportimit në ndreqe.com, u intervenua menjëherë nga Kompania e Pastrimit të Istogut, me ç’ rast u bë edhe pastrimi i zonës, transmeton Telegrafi.
Ndryshe, qytetarët po vazhdojnë të raportojnë në platformën ndreqe.com për ankesat që kanë, ku më pas po intervenohet edhe nga organet përgjegjëse. /Telegrafi/