Përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps ka ripërsëritur qëndrimin e tij sa i përket të ardhmes së Kylian Mbappes tek ‘Gjelat’.
Deschamps konfirmoi vendimin e tij për të mos e përfshirë Mbappen në ekipin e tij për dy ndeshjet e këtij muaji në Ligën e Kombeve.
Ky vendim kishte shkaktuar debat të madh për përkushtimin afatgjatë të Mbappes tek Franca pasi mori shiritin e kapitenit në vitin 2023.
Para përballjes së sotme (e diel) me Italinë, Deschamps është pyetur sërish për mungesën e tij, por sërish ka treguar besimin që ka tek ai.
“Nuk ka arsye për të menduar se ai nuk do të rikthehet në formën më të mirë. E dua këtë dhe nuk e shoh ndonjë arsye pse ai nuk do ta bëjë”.
“Ai po kalon në një periudhë të vështirë, por ka gjithçka që i duhet për të rikuperuar formën e tij më të mirë”.
“Ju më thoni se jam i çmendur që e vendos si qendërsulmues, por dy trajnerët e tij të fundit në nivel klubesh e kanë futur në qendër”.
“Ai nuk e ka profilin e Olivier Giroud, kështu që varet nga ekipi me të cilin përballeni”, ka thënë Deschamps./Telegrafi/