Telegrafi

U raportua për dëmtim të trotuarit, komuna e Prishtinës e rregullon atë

Ditë më parë në platformën ndreqe.com është raportuar se është dëmtuar trotuari në rrugën “Nazim Gafurri”, në Prishtinë.

Trotuari i dëmtuar në rrugën “Nazim Gafurri”

Pas raportimit në adresën ndreqe.com, Komuna e Prishtinës iu përgjigj duke e rregulluar atë, transmeton Telegrafi.

Trotuari i rregulluar në rrugën “Nazim Gafurri”

Qytetarët po vazhdojnë të raportojnë në platformën ndreqe.com për ankesat që kanë, ku më pas po intervenohet edhe nga organet përgjegjëse./Telegrafi/