Site icon Telegrafi

U pyet se a do të ketë takim me kryeministrin kroat, Vuçiq në Tiranë: Nuk e di nëse do të diskutojmë për cilësinë e ‘smokit dhe krembananeve’

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po merr pjesë në samitin për Ukrainën që po mbahet në Tiranë.

Me të mbërritur dhe dalë nga vetura, ai u përshëndet me nikoqirin, kryeministrin Edi Rama dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, transmeton Telegrafi.

E derisa u largua për tu futur në objekt, ai u ndalë nga gazetarët që e pyetën se më kë do të takohet dhe çfarë do të diskutojnë.

Megjithatë, ai dha një përgjigje të çuditshme kur përmendi kryeministrin kroat Andrej Pllenkoviq, për të cilin tha se nuk e di nëse do të takohet me të dhe nëse do të diskutojnë për cilësinë e “e smokit dhe krem-bananeve të Serbisë”.

Gjithashtu u pyet nëse Serbia do t’i vendosë sanksione Rusisë, duke refuzuar të përgjigjet direkt se vendi i tij do të mbajë qëndrimin që e ka mbajtur deri më tani.

“Ajo çfarë mund të them është se do t’i përmbahen në parim deklaratës së Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Republikës së Serbisë”. /Telegrafi/

Exit mobile version