Telegrafi

U provokuan nga tifozët e Lechia Gdansk, ata të United fillojnë përleshjen në prag të finales së Ligës së Evropës

Tifozët e Manchester United nuk janë pritur edhe aq mirë në Poloni, duke u përballur me një përleshje.

Përkrahësit e Djajve të kuq kanë shkuar për të mbështetur skuadrën e tyre në finalen e Ligës së Evropës që zhvillohet ndaj Villarealit.

Përballja mes dy skuadrave zhvillohet sot nga ora 21:00 në stadiumin ‘Stadion Miejski’ në Gdansk.

Lexo po ashtu Stadiumi ku zhvillohet finalja e Ligës së Evropës, parashikon lojtarin e ndeshjes

Por, ishte një ngjarje e pazakontë në ora 22:00 të së martës, aty kur tifozët e United u përleshën me ata të skuadrës polake.

Zakonisht në futboll ndodhë të përplasen përkrahësit e dy skuadrave që do të përballen me njëra-tjetrën, mirëpo ky ishte një rast i rrallë.

Duket se tifozët e Lechia Gdansk kanë provokuar ata të United, duke pasuar më pas përleshja mes tyre në orët e vona të së martës.

Pamjet tregojnë se e gjithë përleshja ndodhi në një park në Gdansk, derisa tifozët mysafir ishin duke konsumuar alkool. /Telegrafi/