Site icon Telegrafi

U prezantua duke bërë shqiponjën, por reprezentuesi i Kosovës detyrohet ta fshij foton

Mergim Vojvoda tashmë pjesë e skuadrës së madhe të futbollit të Belgjikës, Standard Liege.

Reprezentuesi i Kosovës gjatë kësaj jave braktisi radhët e skuadrës tjetër belge, Royal Excel Mouscron.

Gjatë prezantimit të tij në skuadër, mbrojtësi i krahut të djathtë bëri shqiponjën, simbol i të gjithë shqiptarëve.

Por, duket se për mos të ardhur deri tek ndonjë fjalosje verbale në skuadër me futbollistin serb, Milos Kosanovic, lojtari ka vendosur që ta fshin imazhin prej rrjeteve sociale.

Mediat serbe thonë se kjo erdhi pas kërkesës së lojtarit serb dhe ndërhyrjes së stafit të klubit, në të cilin edhe në kaluarën ka luajtur.

Theksojmë se lojtar arriti në ligën bele nga qyteti holandez i Maastrichtit, ku kaloi pjesën më të madhe të karrierës duke luajtur për kategori të rinj të disa klubeve.

Ndryshe, ai ka lindur në qytetin drenicak të Skenderajt gjersa ka luajtur 11 ndeshje për “Dardanët”. /Telegrafi/

Exit mobile version