Telegrafi

U përpoq të vidhte një gjerdan, pastaj u pendua shumë: Shikoni çfarë ndodhi me hajdutin në tren në Indi

Një video e regjistruar në Indi që tregon një përpjekje të pacipë për grabitje po qarkullon në rrjetet sociale.

Në këndin e majtë shohim një burrë që qëndron pranë derës së hapur të vagonit dhe pak çaste më vonë shfaqen dy gra të moshuara.

Një burrë papritur tërheq me dorë një gjerdan, të cilin e mbante njëra prej grave, por ai pengohet dhe bie nga treni!

Në bazë të videos nuk mund të konstatojmë nëse ai ka pësuar lëndime dhe besojmë se nuk e ka pritur këtë përfundim.

Spekulohet se ai kishte planifikuar të hidhej nga treni, por se nuk e gjykoi mirë shpejtësinë e tij, raporton News18.

Në platforma të caktuara tregohet numri i shtuar i vjedhjeve në trena dhe thirren autoritetet që të reagojnë. /Telegrafi/