Telegrafi

U përplas me kokë në derën e xhamit dhe tentoi të përdhunojë pronaren e shtëpisë – braziliani i droguar humb jetën nga gjakderdhja

Një burrë i droguar ndërroi jetë kur u përplas me kokë në derën e xhamit të shtëpisë së një gruaje britanike, të cilën tentoi ta përdhunojë.

Burri i identifikuar nga autoritetet si Jacques Freitas, u fut me forcë në përmes rrethojës së hekurt dhe u fut në vilën luksoze në Salvador të Brazilit në natën e Krishtlindjes, transmeton Telegrafi.

Të gjitha këto i bëri derisa ishte nën ndikimin e lëndëve narkotike, e kamerat e sigurisë shfaqin burrin duke goditur kokën në derën e xhamit, ku si pasojë pasi shumë gjakderdhje dhe prerje të thella – e sikur kjo të mos i mjaftonte tentoi të përdhunojë gruan e paidentifikuar.

Freitas ka vdekur në vendin e ngjarjes, pasi humbi shumë gjak nga përplasja dhe mbeti i shtrirë në dyshemenë e shtëpisë së britanike.

Gruaja e tmerruar që nuk është identifikuar për arsye ligjore, ka arritur të del jashtë dhe të kërkojë ndihmë. Ndërkaq, policia me të dalë në vendin e ngjarjes, në trupin e sulmuesit kanë gjetur kanabis dhe droga tjera. Telegrafi/