Atletico Madridi e mposhti Getafen me rezultat 3-1 në miqësoren e dytë të tyre këtë verë, por ajo që mori vëmendjen në këtë ndeshje ishte rikthimi i Joao Felix.
Ishte hera e parë që portugezi u paraqit për Atletico Madridin që prej rikthimit të tij nga Barcelona, dhe në të vërtetë, jo shumë njerëz kanë pritur që ai do ta veshte fanellën e tyre sërish.
Felix e nisi si titullar në të majtë të sulmit duke dhuruar një paraqitje të suksesshme. Ai shënoi golin e dytë për ekipin e Diego Simeones, vetëm pak minuta para përfundimit të pjesës së parë.
Sezonin e kaluar në veçanti, Felix i prishi raportet me pothuajse të gjithë personat që janë të lidhur me Atleticon, andaj rikthimi i tij është kaq befasues.
🚨🇵🇹 Insults from a small part of Atlético Madrid’s fans against Joao Félix: “Ese portugués, hijo p*ta es (That Portuguese, son of a b*tch).”@marqoss
— Atletico Universe (@atletiuniverse) August 3, 2024
Një pjesë e tifozëve të Atleticos që ishin prezent në shkallët e stadiumit i bën të qarta ndjenjat e tyre, duke kënduar një këngë me fjalor fyes në drejtim të portugezit.
Ka qenë një fillim pozitiv i parasezonit për Felix, ani pse e ardhmja e tij vazhdon të mbetet krejtësisht e pasigurt dhe nuk dihet nëse do të qëndrojë tek Atletico Madridi apo do të largohet.
Siç u raportua në media gjatë ditëve të fundit, ai ka refuzuar një ofertë nga Liga Premier, pasi është në pritje të Barcelonës për ta rikthyer sërish në Kataluni./Telegrafi/
João Félix’s goal for Atlético Madrid. 🇵🇹pic.twitter.com/lq2NOv5WBo
— Atletico Universe (@atletiuniverse) August 3, 2024