Një video e pabesueshme është shfaqur në rrjetet sociale, e cila dyshohet se është regjistruar në Kuvajt.
Në të njëjtën kohë, tregon se sa e rrezikshme është të kryesh “manovra”, qoftë edhe me një veturë të fuqishme.
Në fillim shohim një xhip duke “garuar” përgjatë plazhit, ndërsa një grup personash vëzhgojnë skenën nga një distancë e sigurt.
Shoferi (34) në një moment ka humbur kontrollin dhe automjeti ka filluar të rrotullohet si lodër.
Mbetet e paqartë nëse dritarja ishte e hapur, pasi njeriu u hodh nga kabina si një raketë!
Është e mahnitshme që ai nuk u plagos rëndë, dhe ne e shohim atë të dalë nga uji duke kërcyer në njërën këmbë.
Përdoruesit u tronditën nga video, duke pyetur se pse ai nuk ishte i lidhur. /Telegrafi/